RCCOLA

Antikorrupsioni bllokon tenderin e veturave në MASHT

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Agjencia Kundër Korrupsionit ka detyruar Ministrinë e Arsimit që ta anulojë një tender për vetura, të publikuar në muajin prill. Kjo agjenci ka ardhur në përfundim se ai tender ishte hapur pa u planifikuar në planin e prokurimit për vitin 2013. Agjencia ka vlerësuar së në dosjen e tenderit nuk janë definuar dhe nuk janë kërkuar aftësitë teknike dhe profesionale, duke anashkaluar karakteristikat primare të procedurës së përpilimit të dosjes.

Në arsyetimin e AKK-së thuhet se në dosjen e tenderit nuk është paraqitur fare as sasia e veturave me të cilat ka dashur të furnizohet autoriteti kontraktues. Se ka pasur parregullsi në atë proces, e kanë pranuar edhe vetë zyrtarët e Ministrisë së Arsimit. Drejtori i prokurimit, Xhemajl Buzuku, ka thënë se ministria me të marrë vërejtjen nga agjencia, ka reaguar duke e anuluar tenderin.

Mobi Casa

“E kemi anuluar tenderin. Kemi biseduar me zyrtarët e agjencisë. Nuk qëndrojnë të gjitha ato çka janë thënë, por ajo çka është e vërtetë është se ky tender ka qenë në buxhet por kemi harruar ta fusim në planifikim”, është arsyetuar Buzuku. Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Hasan Preteni, ka thënë se me këtë veprim institucioni që ai drejton ka parandaluar një dëm të madh që ka mundur t’i shkaktohet buxhetit të Kosovës.(Tribuna)