UBT

Antibiotiku natyral, ndaj të cilit “gjunjëzohen” ftohjet dhe gripi

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjatë periudhës së stinës së dimrit, kur më pak lëvizim e më shumë hamë ushqime, sistemi ynë imun dobësohet, bëhet më pak rezistent ndaj faktorëve të jashtëm. Prandaj, për të pasur një organizëm të shëndetshëm dhe të fortë, imun ndaj ftohjeve dhe gripit, më së shumti përcaktohuni për aleatët natyralë. Nëse i bashkojmë pesë përbërës natyralë, që nuk kushtojnë edhe aq, rezultat është antibiotiku natyral, i cili e mbron dhe e forcon sistemin tonë imun.

Përbërësit për antibiotikun natyral:

– 1 thelb hudhër,

– 2 lugë mjaltë,

– 2 lugë xhenxhefil të gërryer,

– ½ e lugës speca të kuq të bluar,

– ½ e lugës kanellë,

– 1 dcl lëng të freskët limoni.

Eco Higjiena

Përgatitja:

1. Shtrydheni limonin dhe aty përzieni thelbin e hudhrës, xhenxhefilin, specin pikant dhe kanellën.

2. Të gjithë përbërësit i përzieni mirë dhe në fund i shtoni mjaltin për të qenë masa më e trashë.

3. Përgatitjen e hidhni në kavanoz prej qelqit dhe e mbyllni mirë, e lini në temperaturë të dhomës për rreth tri orë, e më pas e vendosni në frigorifer.

Këshillë:

Një lugë shurup e merrni për çdo ditë, më së miri në mëngjes në lukth të thatë, në mënyrë që ta forconi sistemin imun. Nëse jeni të ftohur, atëherë dozën e trefishoni dhe tri herë në ditë merrni nga një lugë.

(Kosova Sot)