UBT

Antibiotikët, të cilët na i dhuron natyra

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Pa ndihmën e antibiotikëve, nuk do të mund t’u dilnim në fund shumë sëmundjeve, por gjithnjë e më shumë po flitet rreth efekteve shëruese të bimëve të caktuara dhe substancave natyrore, e disa prej tyre, me plot të drejtë, quhen edhe antibiotikë natyralë.

BORONICAT E KUQE

Substancat aktive: përmbajnë acide organike. Substancat i mundësojnë të ketë ndikim kundër baktereve patogjene në traktin urinar. Efekti: nxit pastrimin e sistemit urinar dhe ndihmon në rast të infeksioneve urinare. Në bazë të hulumtimeve, ekstraktet natyrale të boronicës së kuqe ndikojnë si antibiotik kundër infeksioneve. Arsyet e sugjerimit: shkaku i ndikimit të lartë të polifenoleve, për një kohë të gjatë përdoret në shërimin e infeksioneve të brendshme.

HUDHRA

Substancat aktive: alicilina. Efekti: antiseptik, antibiotik dhe forcon sistemin imun. Hudhra shëron helikobakterin, bakter që shkakton të thatin në lukth dhe krijon tumoret në lukth. Arsyet e sugjerimit: shëron bronkitin, ftohjet, kollën, temperaturën e shtuar të trupit dhe dhimbjet në fyt. Me konsumimin e hudhrës së freskët, parandalojmë sëmundjet dhe viruset, sidomos gripin.

KAMOMILI

Substancat aktive: germakronolidet, flavonoidet dhe vajin eterik. Dallimi midis dy llojeve të kamomilit, atij gjerman dhe atij romak, është në vajin eterik. Efekti: ndikon si antibakterial dhe zbut infeksionet, qetëson dhe relakson. Vaji i kamomilit posedon fuqi t’i luftojë kërpudhat infektuese. Arsyet e sugjerimit: zbut infeksionet akute të mukozës në lukth dhe në zorrë, pastron fytin dhe gojën e pezmatuar dhe mund të përdoret si inhalim te kolla dhe pezmatimet e vrimës së hundëve. Shkaku i efektit të saj të butë dhe shërues, kamomili është i shkëlqyeshëm për fëmijët.

ARKATANA

QEPA

Substancat aktive: përmban rreth 0,01 për qind vaj eterik, para së gjithash aliinë, alibinë dhe polisulfidenë. Qepa përmban vitamina (A, B, C), minerale dhe elemente (natrium, kalcium, kalium, hekur, squfur, jod). Efekti: qepa nxit tajitjen e urinës, tretjen dhe ul nivelin e sheqerit në gjak, ndikon kundër alergjive dhe parandalon infeksionet. Arsyet e sugjerimit: ul shtypjen e lartë të gjakut dhe kolesterolin e keq në gjak, parandalon arterosklerozën. Ndihmon te bronkiti dhe astma.

TRUMZA

Substancat aktive: flavonoidet, acidet fenilike, taninë, timol (vaj esencial nga bashkësia e fenolëve që kanë efekt antibaterial). Efekti: antiseptik, antibakterial. Arsyet e sugjerimit: shëron ftohjen, kollën, astmën, gripin, sinuset e po ashtu ndihmon edhe në shërimin e fytit të pezmatuar.

MAZURANI

Substancat aktive: vaj esencial, komponentë aromatike. Efekti: antibakterial, shëron kërpudhat dhe infeksionet, ka efekt kundër viruseve. Mazurani për dy apo tri herë ka efekt më të fortë antioksidues sesa secila bimë tjetër. Lufton radikalet e lira. Arsyet e sugjerimit: ndihmon në shërimin e kollës, kundër ngërçeve, pezmatimet e sinuseve, sidomos atyre kronike, kundër dhimbjeve në fyt, ftohjes, virozës, gripit, dhimbjeve në hundë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.