RCCOLA

Antibiotikët natyrorë, të cilët i kanë përdorur të parët tanë

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjatë disa shekujve të fundit, përdorimi i antibiotikëve sintetikë është rritur dukshëm, gjë që ka ndikuar që shumë baktere të bëhen rezistente ndaj këtyre ilaçeve. Zgjidhja qëndron te antibiotikët natyrorë.

Uthulla e mollës

Ekspertët preferojnë përdorimin e uthullës organike të mollës, meqë ajo ka veti të forta antibiotike dhe antiseptike. Përpos kësaj, uthulla e mollës e alkalizon trupin, gjë që dmth se e zvogëlon thartirën dhe, në këtë mënyrë, merr pjesë në parandalimin e shumë sëmundjeve, duke përfshirë edhe disa lloje të kancerit.

Mjalti

Romakët e vjetër e kanë përdorur mjaltin te mjekimi dhe shërimi i plagëve dhe për parandalimin e infeksioneve. Mjalti është njëri ndër antibiotikët më të fuqishëm natyrorë, por ka edhe veti antimikrobike, antiinflamatore dhe antiseptike. Sidomos duhet përmendur mjaltin manuka, i cili përmban numrin më të madh të antioksiduesve.

Shafrani i Indisë

Çdo studim i ri konfirmon përparësitë e shafranit të Indisë. Kjo mëlmesë është e mrekullueshme për parandalimin e infeksioneve bakteriale dhe ka veprim të fuqishëm antioksidues. Përzierjen e shafranit të Indisë dhe mjaltit mund ta përdorni si krem antibiotik në sipërfaqe të lëkurës.

Eco Higjiena

Hudhra

Hudhra është e mrekullueshme për parandalimin dhe mjekimin e gripit dhe ftohjes. Në fakt, hudhra e forcon sistemin imunitar të organizmit dhe kështu vepron kundër baktereve dhe viruseve, para se ato të shkaktojnë ndonjë dëm më të madh. Alicina, përbërësi kryesor i hudhrës, shkatërron parazitët, kërpudhat dhe bakteret, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Lakra

Shumë njerëz nuk e dinë se hudhra është burim i mrekullueshëm i vitaminës C. Në fakt, një shujtë lakër plotëson deri në 75% të dozës së preferuar të vitaminës C. Lakra ka veprim të fuqishëm antibakterial, e stimulon punën e organeve të tretjes, bile ndihmon edhe humbjen në peshë.

Vaji ekstra i virgjër i kokosit

Vaji i kokosit ka veprim të fuqishëm antimikrobik. Po ashtu, ai është burim shumë i mirë i antioksiduesve, të cilët zvogëlojnë nivelin e radikaleve të lira. Vaji i kokosit forcon sistemin imunitar, rregullon funksionin e gjëndrës tiroide, përmirëson nivelin e kolesterolit dhe sheqerit në gjak. Mund ta hani, apo ta përdorni sipërfaqësisht. Vaji i kokosit po ashtu ka veprim pozitiv te funksionet kognitive, prandaj në kafen e mëngjesit shtojeni një lugë të këtij vaji.

(Kosova Sot)