UBT

Antibiotikët natyralë, për të cilët nuk keni nevojë recetë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nëse dëshironi të keni antibiotikët më të fortë, nuk është e domosdoshme që të shkoni te mjeku apo në barnatore. Mund t’i merrni drejt e nga natyra, pa përshkrim dhe pa efekte të dëmshme anësore.

FARAT E GREJPFRUTIT

Në dyqanet e ushqimeve të shëndetshme mund t’i blini ekstraktet e këtyre farave, apo t’i lini vetë që të thahen kur ta keni konsumuar frytin. Grejpfruti është i fuqishëm në shkatërrimin e baktereve, kërpudhave, parazitëve dhe viruseve. Është një antibiotik shumë ekonomik që mund ta përdorni në secilën moshë.

PROPOLISI

Kjo është një substancë e prodhuar nga bletët derisa ato e grumbullojnë prej polenit. Bimëve dhe luleve. Bletët propolisin e mbajnë për të pastruar kosheret e tyre dhe të janë higjienike, e po ashtu e mbrojnë edhe nga ndërhyrjet. Falë kësaj substance, koshere janë vendi më i pastër në natyrë. Për mijëra vjet, propolisi është përdorur për të mbrojtur kundër baktereve dhe forcon sistemin imun.

VITAMINA C

Mobi Casa

Shumë fruta dhe perime e furnizojnë trupin me sasi të mirë me vitamina C. Përbërësit e saj janë të mahnitshëm për qëllime parandaluese. Është antioksidues natyral dhe stimulon mekanizmin mbrojtës të organizmit. Njerëzit që hanë agrume, nuk sëmuren lehtë. Vitamina C eliminon viruset dhe bakteret që eliminojnë helmet.

GJETHET E ULLINJVE

Lirisht mund të thoni se ekstraktet e gjetheve të ullinjve janë “substanca mrekullibërëse”, që prodhohet gjatë procesit të bimës. Është e pasur me përbërës kundër mikrobeve që eliminojnë efektet e dëmshme të radikalëve të lirë, që shkaktojnë plakjen e hershme. Së fundmi, gjethet e ullinjve janë antioksidues dhe lehtësojnë nga dhimbjet.

ÇAJI I GJELBËR

Me siguri se mund të keni dëgjuar për këtë infuzion që është i hatashëm për të humbur në peshë dhe për të eliminuar mbajtjen e lëngjeve, por përmban edhe veti të tjera shëruese. Përbërësi më i rëndësishëm “Epigallocatechin gallate” (EGCG) është efektiv në luftimin e të gjitha baktereve orale. Është një antibiotik i hatashëm dhe nuk duhet ta anashkaloni për çdo ditë.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.