Antibiotikët më të mirë natyralë

Pa marrë parasysh sa punoni në forcimin e sistemit imun, shpesh vjen deri te infeksionet. Këtu hyjnë në punë antibiotikët natyralë.

VAJI I ORIGANOS

Një vaj magjik si ky merret nga gjethja e bimës origano. Pos se aroma dhe shija e saj hatashëm përshtaten në gjellë, vaji i origanos është luftues i madh kundër infeksioneve. Një dozë e vogël posedon përbërës antibakterial kundër 25 baktereve të ndryshme. Sasia: 1 deri 4 pika tre herë në ditë i hidhni në një gotë me çaj apo lëng.

HUDHRA

E pëlqejmë nëpër gjellë, në formën e pluhurit, si të papërpunuar në sallatë. Aroma e saj e fortë dhe shija e shndërrojnë në një erëz të fuqishme, derisa vepron edhe si antibiotik i fortë natyral që shkatërron bakteret e dëmshme. Falë përbërësit kryesor të vajit, hudhra ngadalëson rritjen e baktereve si dhe është shumë efikas kundër ftohjes dhe gripit. Sasia: 2 deri 4 thelpinj në ditë në gjellë apo sallatë.

SPECAT DJEGËS

Shija e specave djegës përshtatet me shumë gjellë, e më së shpeshti përdoret në formë të thatë apo pluhur. Në mjekësinë popullore kineze vlerësohet si analgjetik kundër dhimbjeve dhe ka efekt antibakterial. Sasia: 1/2 e lugës në ditë si shtojcë në gjellë apo e ndani dhe e hidhni në çaj apo lëng.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS