RCCOLA

Antibiotikët kanë zëvendësim

/ 1 minutë lexim

Kur u zbuluan, antibiotikët bënë një bum të madh në mjekësi. Sëmundjet deri atëherë të pashërueshme dhe vdekjeprurëse, u bënë të shërueshme relativisht lehtë dhe me një kosto të vogël.

Vazhdojnë që të përdoren edhe sot e kësaj dite. Megjithatë, gjithnjë e më shumë janë duke u paraqitur baktere rezistente ndaj antibiotikëve të njohur.

Mobi Casa

Infektimet me këto baktere paraqesin një sfidë të vërtetë. Por, për fat të mirë, duket se mjekësia ka gjetur zgjidhje edhe për këtë problem. Kërkuesit shkencorë kanë zhvilluar një substancë të re, efikase kundër infeksioneve: një yndyrë artificiale, e cila shërben si karrem për bakteret dhe e cila do të mund të shërbente si alternativë ndaj përdorimit të antibiotikëve.

Në fakt, shkencëtarët kanë krijuar nanogrimca artificiale të yndyrës, të quajtura lipozome. Ato membrana artificiale në trupin e pacientit të sëmurë nga infeksionet bakteriale, tërheqin helmet (toksinet) që prodhohen nga bakteret, sikur të ishin magnet. “Toksinet lidhen për lipozome, në vend se t’i sulmojnë qelizat tona”, thotë Anete Dreger, bashkautorja e studimit.