GRANDEMALL

Antibiotikët, joefikas në shërimin e kollës kronike

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Sipas rezultateve të hulumtimit i cili është kryer në 2.061 të sëmurë me kollë kronike duket që antibiotikët janë joefikas në shërimin e kollës këmbëngulës, i cili është shkaktuar nga infeksionet e lehta respiratore.

Të sëmurët që kanë marrë pjesë në hulumtim kanë pasur koll më gjatë se 28 ditë. Kolla është manovrim eksploziv ekspirator me të cilin në formë refleksive ose të qëllimshme tentohet të pastrohen rrugët e frymëmarrjes nga përmbajtja e panevojshme, transmeton Koha.net.

Kolla është përgjigje normale ndaj pështymës, këlbazës ose materialit tjetër të huaj në rrugët e poshtme ose të sipërme të frymëmarrjes. Kolla afatgjatë është i sikletshëm dhe tregon për irritimin e rrugëve të frymëmarrjes.

Është treguar që niveli dhe zgjatja e simptomave tek të sëmurët të cilët kanë marrë antibiotikë nuk ndryshon shumë nga niveli dhe zgjatja e simptomave tek të sëmurët që kanë marrë placebo.

Hidromorava

Kështu është treguar që përdorimi i antibiotikëve amoksicilin tek të sëmurët me infeksione respiratore, kur nuk ka qenë në pyetje inflamacioni i mushkërive, jo vetëm që nuk ndihmon por mund të jetë edhe i dëmshëm.

Dihet që përdorimi i tepruar i antibiotikëve, në veçanti kur nuk janë efikase, mund të çojë deri të zhvillimi i rezistencës së baktereve, dhe mund të shfaqen edhe efekte anësore si diarreja, skuqja e lëkurës dhe të vjellat.

Përndryshe, shumica e infeksioneve të lehta respiratore zakonisht kalojnë vetë, sepse kryesisht janë të shkaktuara nga viruset. Kolla sipas frekuencës është simptoma e pestë që e çon të sëmurin tek mjeku.

Në rastin e dyshimit për inflamacion bakterial të mushkërive (pneumoni), antibiotikët duhet të merren gjithsesi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.