FIDANISHTJA

Antiamerikanët!

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Insistimi për ta shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale tashmë ka cenuar raportet me bashkësinë ndërkombëtare. Madje çdo hap i mëtutjeshëm në drejtim të shfuqizimit të këtij ligji do ta vërë në rrezik Kosovën, duke e izoluar atë në aspektin ndërkombëtar. Kështu konsiderojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët thonë se kërkesa për ta zhbërë Specialen ka ardhur kryekëput për interesa personale, jo shtetërore, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Insistimi për ta shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale tashmë ka cenuar raportet me bashkësinë ndërkombëtare. Madje çdo hap i mëtutjeshëm në drejtim të shfuqizimit të këtij ligji do ta vërë në rrezik Kosovën, duke e izoluar atë në aspektin ndërkombëtar.

Kështu konsiderojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët thonë se kërkesa për ta zhbërë Specialen ka ardhur kryekëput për interesa personale, jo shtetërore.

Nga ana tjetër, deputetët që me anë të nënshkrimeve të tyre kanë kërkuar shfuqizimin e kësaj gjykate kanë thënë se tashmë janë duke pritur që të thirret mbledhja nga Kryesia e Kuvendit lidhur me këtë çështje, shkruan tutje “Zëri”.

GRANDEMALL

Kurse nga Kryesia kanë bërë të ditur se ende nuk ka ndonjë njoftim se kur do të mbahet mbledhja e radhës.

Ndërkohë, përderisa nga lëvizja “Vetëvendosje” kanë deklaruar se do ta mbështesin zhbërjen e Speciales, përfaqësuesit e LDK-së një ide të tillë e kanë cilësuar si shkatërrim të gjithë asaj çka është bërë deri më tani.

Pos SHBA-së, lidhur me këtë çështje kanë reaguar edhe shtetet e QUINT-it, të cilat kanë bërë thirrje që pala kosovare të tërhiqet përfundimisht nga ideja e shfuqizimit të Dhomave të Specializuara.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.