Uji Dea

Ansambli “Kemajl Azizi” kthehet me tri çmime nga Festivali “Anadrinia Jehon 2019”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi”, po vazhdon me sukses të promovojë kulturën dhe traditat në festivalet e ndryshme që po mbahen Brenda dhe jashtë vendit. Së fundmi, mbrëmë në Festivalin Tradicional Gjithëkombëtar “Anadrinia Jehon 2019” në Denjë të Rahovecit, ky ansambël morri tri çmime shumë të rëndësishme. Juria profesionale e këtij Festivali, AKV-në “Kemajl Azizi” e shpërblyer me çmimin për “Kultivimin e traditës muzikore, popullore, qytetare”, me çmimin e “valltares më të mirë” që i takoi Lirika Hazirit, si dhe çmimi për “Lojën më atraktive”.

Programi i ansamblit vitias, u mirëprit me duartrokitje të gjata nga spektatorët për origjinalitetin e kultivimit të valles dhe këngës popullore.

Kryetari i Ansamblit “Kemajl Azizi”, Adnan Zenuni, shprehet i kënaqur me paraqitjen e mbrëmshme të anëtarëve, por njëkohësisht edhe falënderoi Institucionet komunale për mbështetje të vazhdueshme që po i bëjnë kësaj trupe.

FIDANISHTJA

AKV “Kemajl Azizi” që është edhe ansambël zyrtar i komunës, po punon me përkushtim që të sjellim risi në repertorin e saj, në mënyrë që në përfaqësimet tjera të komunës së Vitisë, por edhe Kosovës në festivale, të jemi sa më të përgatitur në prezantimin e vlerave tradicionale e burimore shqiptare, jashtë vendit, ka thënë Zenuni.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se kanë marrë ftesa edhe në festivale ndërkombëtare si në Austri, Bullgari, Itali, Turqi etj, ndërkohë që do të jenë pjesëmarrës edhe të Festivaleve që mbahen në Shqipëri e Kosovë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.