Fundamenti

Ansambli “Gjilani” prezantohet në mënyrë dinjitoze në Festivalin Çameria

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Ansambli i këngëve dhe valleve “Gjilani” është paraqitur në mënyrën më profesionale dhe dinjitoze në Festivalin Çamërina, të mbajtur në Sarandë, të cilin morën pjesë ansamble nga e gjithë hapësira shqiptare thotë Nehat Ferati kryetar i ansamblit.

Ansambli “Gjilani” në këtë ngjarje kulturore është paraqitur me këngë e valle, doke dhe zakone autoktone nga treva e Anamoravës dhe Karadakut, të luajtura nga valltari i mirënjohur Rifat Idrizi dhe grupi i valltarëve, të përcjellë nga orkestra e ansamblit dhe udhëhequr nga mjeshtri i madh gjilanas, Murat Ismajli.

Gjithashtu ky ansambël u përfaqësua me dinjitet nga grupi i këngëtareve i përberë prej Afrim Hazirit, Arbresha Hajdari, Adnan Leka dhe Nehat Ferati.

ARKATANA

Përfaqësuesit e Ansamblit mendojnë se juria “Profesionale” nuk ka qenë në nivel të detyrës për shkak të vlerësimeve pa kriter, kështu që mendojmë se këto festivale duhet të jenë revyale sepse për vlerësimin e këtyre programeve vërtet duhet të jenë shumë të paanshëm dhe profesionist të vërtet, pasi që mund të ndikoj negativisht në kultivimin dhe ruajtjen e vlerave kombëtare.

Organizimi i Festivalit dhe mikpritja ishin të jashtëzakonshm tha Ferati./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.