UBT

Ansambli “Gjilani” pasuron manifestimin tradicional “Java kulturore shqiptare”

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani”, mori pjesë në “Java Kulturore Shqiptare Kumanovë 2016”. “Java Kulturore Shqiptare” është Manifestim tradicional që mbahet në Qytetin e Kumanovës, tash e gjashtë vite me radhë.

Ansambli “GJILANI” disa herë me radhë po merr pjesë në këtë manifestim, duke u munduar që ta pasuroj gjithmonë këtë manifestim me programet tona, krahas shumë Ansambleve dhe grupeve tjera siç ishin: “Ibe Palikuqi”, “Emin Duraku”, “Shqiponja”, “Minatori”, dhe vendësit Bajram Shabani, gjithashtu u paraqiten edhe shumë këngëtare të estradës Shqiptare ka thënë Nehat Ferati kryetar i ansamblit “Gjilani”.

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “GJILANI” në këtë manifestim u paraqit me këngë, valle koreografike dhe valle burimore tradicionale, të përgatitura nga këshilli artistik i Ansamblit.

UBT

Vlen të theksohet se ky manifestim, nisur nga deklarimet e organizatorëve nga viti i ardhshëm do të shndërrohet në një Festival mbarë kombëtar.

Këto organizime janë shumë të qëlluara dhe të domosdoshme për kultivimin e vlerave artistike kombëtarë, njohjen dhe lidhjen sa më shumë të rinjve tanë ka thënë Ferati./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.