Hidromorava

Ansambli “Gjilani” fitues i vendit të parë në festivalin Ballkanik në Kumanovë 2021

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani” është kthyer nga Kumanova ku ishte pjesëmarrës në Festivalin e I-rë Ballkanik “BALLKAN FEST 2021” në Kumanovë te Maqedonisë së Veriut.

Ansambli “GJILANI” pati paraqitje të suksesshme dhe nga juria profesionale u vlerësua me vendin e I-rë , me ç’rast i falënderojmë jurinë për vlerësimin.

Para një publiku të shumtë e artdashës, u interpretuan valle burimore e koreografike, dhe këngë te përzgjedhura nga këshilli artistik i Ansamblit, me veshje kombëtare dhe kolorit të shkëlqyer dhe u prit jashtëzakonisht mire nga publiku.

Në këtë ngjarje kulturore Ansambli i Këngëve dhe Valleve “GJILANI” është paraqitur krahas shume vendeve pjesëmarrëse dhe janë vendosur kontakte të shëndosha me të gjitha Ansamblet dhe grupet e të gjitha shteteve të tjera.

Kjo pjesëmarrje e Ansamblit Gjilani në këso lloj ngjarjesh kulturore konsiderohet shumë e dobishme për shkëmbimin e eksperiencave te të rinjtë ku iu dha mundësia që të shkëmbejnë përvoja dhe vizione të ndryshme mes tyre.

ARKATANA

Pjesëmarrja e Ansamblit si përfaqësues i Komunës së Gjilanit dhe Republikës së Kosovës ishte jashtëzakonisht e suksesshme dhe dinjitoze.

Falënderim i veçantë për organizatoret ne krye me drejtuesin artistik të festivalit, z.Ilir Latifi për organizimin e shkëlqyer dhe pritjen e jashtëzakonshme.

Pjesëmarrja e AKV “Gjilani” në këtë Festival është mundësuar nga kontributi i jashtëzakonshme i anëtarëve te ansamblit dhe Komuna e Gjilanit – Zyra e Kryetarit, Lutfi Haziri -Drejtoria për Kulturës, Rinisë dhe Sport.

Falënderojmë gjitha institucionet lokale dhe qendrore për mbështetjen e Ansamblit dhe Aktiviteteve te tilla, me synimin qe te ruhen dhe te kultivohen vlerat e tona tradicionale dhe shpirtërore, me shpresën që në të ardhmen mbështetja do te jete edhe me e fuqishme.

Me respekt
Kryetari i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “GJILANI”
Nehat Ferati

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.