Eko Higjiena

Ansambli “Emin Duraku” nga Shkupi mori vendin e parë në Festivalin “Flakadani i Karadakut 2017”

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Viti – Mbrëmë është mbajtur nata e tretë e Festivalit mbarëkombëtar të këngës dhe valles shqipe, me të cilën ngjarje edhe ka përfunduar Manifestimi tradicional kulturo sportivë “Flakadani i Karadakut 2017”.

Në natën finale të Festivalit, ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, të cilit i është ndarë një mirënjohje nga Unioni i shoqatave shqiptare në Suedi.

Ndërkohë që juria profesionale e përbërë nga Sami Pira , Dilaver kryeziu dhe Zija Aliu, ka ndarë çmime për më të dalluarit në kostumografi, koreografi dhe solisten më të mirë të Festivalit, kurse vendin e parë e mori AKV “Emin Duraku” nga Shkupi, vendin e dytë AKV “Gjilani” nga Gjilani dhe vendi i tretë “Vaçe Zela” nga Lushnja.

Fundamenti

Ndërkaq çmimi special i është nderuar Ansambli i Unionit të Shoqatave shqiptare në Suedi “Liria”.

Në mesin e shumë shoqërive dhe Ansambleve, Festivalin e ka nderuar në cilësinë e mysafirit Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve “Shota”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.