Ankohet “Zabeli”

Gjilan – Besim Rexhepi qytetar nga lagja “Zabeli” thotë për rajonipress se që nga dita e vërshimeve asnjë zyrtar komunal nuk e ka vizituar këtë lagje. Shiu që ra rrëmbyeshëm ka bërë shumë dëme kurse era e kanalizimeve dhe kundërmimi janë bërë të padurueshme thotë ai.
Besim Rexhepi banor në rrugën e X në lagjen e Zabelit është i dëshpëruar në zyrtarët komunal të cilët sipas tij asnjëherë nuk e kanë vizituar këtë rruge cila nga vërshimet e 31 korrikut është dëmtuar tepër shumë.
Rexhepi i cili në rajonipress ka dërguar edhe disa foto thotë se era e kanalizimit dhe kundërmimi tashmë janë bërë të padurueshme. “Ne kemi menduar se komuna do të bëjë një zgjidhje dhe do na ndihmojë, por askush nuk e ka vizituar këtë rajon. Edhe ne jemi qytetar të Gjilanit dhe komuna ka obligim që të ndihmojë me mundësit e saja këtë lagje” tha Rexhepi.
Ndërsa Halit Rexhepi drejtor për mbrojtje dhe shpëtim tha se banorët duhet të bëjnë kërkesë dhe ne menjëherë dalim në teren. Ne çdo ditë ofrojmë ndihmë për të gjithë qytetarët dhe jemi në teren e po ndihmojmë me të gjitha kapacitetet tona” tha ai./rajonipress/