Fundamenti

Ankohet Sinani: Në Kamenicë kemi ndërtuar një bashkëjetesë të mirë, por nuk jemi shpërblyer

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Në Kamenicë kemi ndërtuar një bashkëjetesë të mirë në mes të komuniteteve të ndryshme, dhe kjo fatkeqësisht nuk i është shpërblyer kamenicasve, por ne do të vazhdojmë të punojmë për një ambient sa më të relaksuar në aspektin ndëretnik e ndërfetar ka thënë Sinani para ambasadorit të OSBE-së, Jean – Claude Schlumberger.

Ambasadori i Misionit të OSBE –së në Kosovë Jean – Claude Schlumberger së bashku me Drejtorin regjional dhe bashkëpunëtorët e vizitoi sot Kamenicën. Ambasadori Schlumberger u prit nga Kryetari Begzad Sinani, Nënkryetari Fatmir Matoshi, nënkryetari për Komunitete Dragisha Savic dhe zyrtarja e Grupit Joformal të Grave Ibadete Ahmetaj.

Kryetari Sinani e njoftoi Ambasadorin Shchlumberger me situatën aktuale në komunë, me sfidat dhe të arriturat e qeverisjes komunale. “Komuna ka nevoja nga më të ndryshmet dhe një buxhet shumë të limituar e që krahasuar me komuna tjera vërehet një diskriminim sidomos në fondet për investime kapitale. Në Kamenicë kemi ndërtuar një bashkëjetesë të mirë në mes të komuniteteve të ndryshme, dhe kjo fatkeqësisht nuk i është shpërblyer kamenicasve, por ne do të vazhdojmë të punojmë për një ambient sa më të relaksuar në aspektin ndëretnik e ndërfetar. Në këtë drejtim OSBE ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm dhe ne kemi takime të rregullta si me ekipin Tuaj komunal ashtu edhe me zyrën regjionale, prezenca Juaj sot në Kamenicë është inkurajim për punën tonë dhe qeverisjen e mirë” tha kryetari Sinani.

Uji Dea

Ambasadori Jean Claude – Schlumberger, tha se është i njoftuar për zhvillimet në Kamenicë në bazë të raporteve nga ekipi komunal dhe zyra Regjionale, por se dëshiron që nga afër të njoftohet për situatën në komuna të Kosovës.”Unë ju falënderoj për ftesën që më keni bërë, dhe ndihem i lumtur që sot po takohem me Ju, do të flas për dy fusha të cilat ne i mbulojmë e që janë Qeverisja e mirë dhe Mbrojtja e të drejtave të komuniteteve pakicë, dhe ju përgëzoj për arritjet që keni bërë në të dy këto fusha. Është kënaqësi të dëgjojmë për aktivitetet e Grupit Joformal të Grave, KKSB-së, të rinisë dhe veçanërisht edhe të dialogut ndërfetar. “ tha midis tjerash Ambasadori Schlumberger.

Në takim u diskutuan edhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë në projekte të caktuara si dhe rritja e bashkëpunimit në mes të Komunës dhe Organizmave ndërkombëtar./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.