UBT

Ankohet Rita

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Rita thotë se këngëtaret femra përballen me sfida të shumta ndryshe nga meshkujt dhe e kanë shumë më të vështirë për ta dëshmuar veten e tyre.

Këngëtarja shqiptare Rita Ora, është ankuar se industria muzikore është një vend shumë më i vështirë për femrat. Ylli i hitit “I Will Never Let You Down”, thotë se këngëtaret femra përballen me sfida të shumta ndryshe nga meshkujt dhe e kanë shumë më të vështirë për ta dëshmuar veten e tyre. “Pa e tepruar shumë, mendoj se gjithmonë ka qenë më e vështirë për femrat në të gjitha aspektet, shkruan Zëri.

FIDANISHTJA

Sa herë që kemi një mendim, gjithmonë duket se është marrë nga konteksti. Si një femër në këtë industri, gjithmonë ka qenë me të dëshmuarit e vetvetes, prandaj jam e lumtur që jam në panelin e ‘The Voice’ me meshkuj aq të suksesshëm”, ka deklaruar anëtarja më e re e panelit vlerësues të shout të famshëm për talente të reja, “Voice UK”.

Rita gjithashtu ka deklaruar se njerëzit janë rritur me frikën e përdorimit të termit “feminist’. “Mendoj se njerëzit e marrin termin ‘feminist’ tepër seriozisht. Në këtë industri, të gjithë udhëheqësit e shtëpive të incizimit, janë meshkuj. Gjithmonë kam qenë e zëshme rreth asaj që femrat të qëndrojnë të bashkuara”, ka shtuar ajo. Rita Ora do t’i bashkohet Sir Tom Jones, Will.i.Am dhe Ricky Wilson në “The Voice UK”, ku do të fillojë sezoni i ri më 10 janar. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.