Hidromorava

Ankohet Rita Ora: “Nëna ma kontrollon instagramin”

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

“Të jem e sinqertë, kjo po më frikon, pasi që kështu unë duhet të mendoj dy herë para se të postoj çfarëdo qoftë…”

Rita Ora ka probleme serioze me të ëmën. Ajo e përcjell gjithkah e kudo. Kështu, Rita nuk mundet të jetë e lirë nga “kujdesi” i nënës madje as në rrjetet sociale si në Twitter dhe në Instagram.

Ajo ia kontrollon çdo postim, shkruan Daily Star, duke cituar këngëtaren.

Uji Dea

“Ajo mendon se duke më kontrolluar në instagram ka mundësinë më të mirë për të ditur se ku jam momentalisht dhe çfarë po bëj. Kjo është arsyeja përse ajo vepron kështu. Që të jem e sinqertë, kjo po më frikon, pasi që kështu unë duhet të mendoj dy herë para se të postoj çfarëdo qoftë. Besimi i ndërsjellë i vërtetë duket ndryshe!

Ndërkaq, nëna e Ritës nuk është aspak e entuziazmuar kur vajza e saj në paraqitjet skenike vesh rroba që zbulojnë më tepër se që duhet…