GRANDEMALL

Ankohet ish-drejtori: Pushteti më la në rrugë

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Mësuesi nga Topanica e Kamenicës Demirali Morina vazhdon të kërkojë të drejtën e tij për sistemim në arsim, pasi më parë ka punuar drejtor shkolle, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje pozitive nga DKA dhe kryetari i Komunës në Kamenicë.

Demirali Qemajl Morina ka mbetur pa vend pune pas skadimit të kontratës së drejtorit në SHFMU “Rexhep Mala” në Topanicë, me 1.07.2014. Ai ka thënë për rajonipress se ka menduar se nga 1 shtatori i këtij viti do të sistemohej në ndonjë shkollë. “Kur kam kërkuar arsyen e mos sistemimit tim në arsim, pasi aty kam punuar prej vitesh dhe kam përgatitjen profesionale për mësues, më është thënë se me Udhëzimin e ri Administrativ nuk u ruhen vendet e punës drejtorëve e zv.drejtorëve të shkollave”.

Mirëpo, sipas Morinës, “në periudhën kur kam marr detyrën e drejtorit të shkollës në Udhëzim Administrativ është thënë se drejtorëve e zv.drejtorëve u ruhet vendi i punës në arsim”.

Përkundër kësaj, unë nuk kërkoj me çdo kusht të punoj në shkollën ku kam punuar më parë, por kam kërkuar sistemim aty ku ka mundësi. E sipas Morinës, mundësi ka pasur, pasi nëse dikush ka mundur të punësohet në arsim pa asnjë ditë përvojë pune, atëherë pse unë nuk kam të drejtën e punës duke qenë me përvojë dhe përgatitje të duhur profesionale.

Ai ka treguar për rajonipress se në shkolla të Kamenicës janë punësuar në arsim individë të partive në qeverinë e kryetarit të Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani. “Janë punësuar njerëz të koalicionit qeverisës PDK-AKR-AAK”.

Sipas Morinës janë punësuar në shkolla individë të partive në pushtet pa përgatitje të duhur profesionale dhe pa asnjë ditë përvojë pune në arsim.

Morina duke e parë se DKA e kontrolluar nga pushteti aktual po punësojnë vetëm njerëz të klanit dhe të partive të tyre, i është drejtuar me kërkesë Komisionit Komunal për Ankesa, i kontrolluar po ashtu nga Begzad Sinani, pasi nga data 01.09.2014 nuk është sistemuar në procesin mësimor.

Mirëpo, Komisioni Komunal për Zgjidhjen e Ankesave i ka refuzuar kërkesën Morinës. Në përgjigjen e Komisionit për Zgjidhjen e Ankesave thuhet: Hudhet poshtë si e pa bazuar kërkesa nr.02-33237 e datës 29.09.2014, për shkak të inkopetences së kërkesës, ndërsa në arsyetim thuhet: Komisioni i ankesave me datën 20.10.2014, ka shqyrtuar kërkesën tuaj me të cilën pretendoni se ju ka shkelur e drejta, duke ju ndërprerë kontrata e punës.

FITORJA

Ju vëmë në dijeni se ju keni nënshkruar një kontratë pune nr.755 të datës 08.07.2014, me të cilën kontratë pune keni fituar statusin e punëtorit arsimor, dhe Komisioni Komunal për shqyrtimin e një kërkese të tillë nuk është kompetent.

Juve ju mbetet që ankesën tuaj ta adresoni në MASHT, Komisionit për Ankesa dhe Parashtresa.

Pas kësaj përgjigje dhe udhëzimit se ku duhet të drejtohet e të ankohet, mësuesi Morina i është drejtuar Zyrës së Inspektoratit Rajonal (SIA) në Gjilan, me kërkesën për ta ndihmuar në sistemimin në ndonjë vend pune mësues në shkollat fillore të Kamenicës.

Ndaj kërkesës së Morinës, Inspektorati Rajonal i Arsimit (SIA) në Gjilan ndaj kërkesës së datës 09.10.2014, Nr.249/14, Departamenti i Inspeksionit të Arsimit SIA-Gjilan, me datë:20.10.2014, Nr.prot.372/14, Ref.10/1-3, i ka kthyer Morinës këtë përgjigje:
“Rekomandohet DKA në Kamenicë që të gjejë forma dhe mundësi që ky mësimdhënës të sistemohet në procesin edukativo-arsimor. DKA-Kamenicë është punëdhënësi dhe duhet të bëjë sistemimin sa më parë”.

Sipas Morinës, DKA në Kamenicë vazhdon të mbetet kokëfortë duke injoruar kërkesën e tij për punë – sistemim, sepse politika diferencuese është më e fuqishme se e drejta legjitime për punë.

Sipas tij, në Kamenicë ka diferencim ideo-politik, dhe punësimet në shkolla janë bërë e po bëhen në baza partiake.

Morina i është drejtuar me ankesë MASHT-it dhe Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës në Prishtinë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.