Fundamenti

Ankohet edhe Lirije Kajtazi: Kam rreth 9 mijë vota, pres edhe të tjera

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Sipas rezultateve që janë publikuar deri tani, Lirije Kajtazi i ka 7779 vota, por ajo thotë se deri më tani ka 8939 vota, pa llogaritur Lipjanin, Rahovecin, Prizrenin dhe Shtimen, ku po ashtu beson se ka pasur përkrahje.

Votat e publikuara deri tani, pavarësisht se i referohen burimeve të QNR-së, nuk janë përfundimtare. Këto shifra po kontestohen nga disa kandidatë për deputetë, qoftë prej atyre që tashmë janë fitues, qoftë prej atyre që presin t`i kenë votat e mjaftueshme për të hyrë në Parlament, kur rezultati të certifikohet nga KQZ.

Sipas rezultateve që janë publikuar deri tani, Lirije Kajtazi i ka 7779 vota, por ajo thotë se deri më tani ka 8939 vota, pa llogaritur Lipjanin, Rahovecin, Prizrenin dhe Shtimen, ku po ashtu beson se ka pasur përkrahje.

Edhe Sabit Rrustemi, kandidat për deputet nga radhët e LDK-së, thotë se ka më shumë vota se sa janë publikuar në disa media e që i referohen QNR-së – 4105 vota. Ai thotë se vetëm në Gjilan ka marrë 4696 vota. Rrustemi dyshon se shifrat janë manipuluar.

Mobi Casa

Sipas rezultateve të deritashme të QNR-së, Gjilani mund t`i ketë në Parlamentin e Kosovës 10 deputetë. Gjasat janë që LDK t`i ketë 3 deputetë, VV – 3, PDK- 3, ndërsa NISMA – 1.

LDK do të përfaqësohet me Fatmir Rexhepin, Murat Hoxhën e Lirije Kajtazin. Kandidatët e VV-së janë Besnik Bislimi, Ismajl Kurteshi e Besa Baftija. Kandidatët e PDK-së janë Zenun Pajaziti, Labinotë Demi-Murtezi e Salihe Mustafa. Kurse NISMA, nëse mbetet në kuotën e tashme të votave, nga Gjilani do ta ketë Valdete Bajramin.

Përndryshe, Gjilani do të përfaqësohet në Parlamentin e Kosovës me pesë femra: Labinotë Demi-Murtezi, Lirije Kajtazi, Salihe Mustafa, Besa Baftija dhe Valdete Bajrami./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.