UBT

Anketuesit: Jahjaga nuk duhet ta vizitojë Serbinë

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Presidentes së vendit tonë Atifete Jahjagës, i erdhi para disa dite një ftesë për të marrë pjesë në një takim të organizuar në Beograd, nga Komisioni Evropian, që quhet Komisioni Trelateral.

Thirrja u konfirmua edhe nga presidenca, ndërsa u tha se është duke u diskutuar mundësi që Jahjaga, të shkojë apo mos të shkojë në Serbi.

Vendimi u bë edhe më i vështirë pas ngjarjeve që ndodhen në ndeshjen Serbi-Shqipëri. Për të marrë edhe pëlqimin e qytetarëve të Kosovës, Agjencia e Lajmeve KosovaPress, nxori një anketë me pyetjen, se: “A duhet ta vizitojë Beogradin Presidentja e Kosovës?

Eco Higjiena

Në anketë, 61 për qind e votuesve i dhanë një “Jo” vizitës së presidentes në Beograd, ndërsa 35 për qind e votuesve shtypën butonin “Po”, për vizitën e presidentes në Beograd. Por, kishte edhe nga ata që u përgjigjen me opsionin “Nuk e di”, e që janë vetë 4 për qind nga të anketuarit.

Mbrëmë në mesnatë është mbyllur kjo anketë, ndërsa qytetarët që kanë votuar do të presin për vendimin e presidentes se a do të shkojë apo jo në Beograd.