Uji Dea

Anketa: Pa simbole, s’ka vota!

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Disa nga qytetarët e Kosovës të anketuar nga gazeta “Zëri” kanë thënë se nuk do të votojnë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit nëse nuk ka simbole shtetërore në fletëvotime. Ata shprehen të bindur se e vetmja formë e pranueshme për ta do të ishte që fletëvotimet e zgjedhjeve të nëntorit të jenë me simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës dhe të organizuara në bazë të ligjeve të Kosovës.

Enver Latifi, një qytetar nga Prishtina, thotë se nuk do të votojë nëse sërish i bëhen favore Serbisë. “Nëse nuk ka simbole shtetërore në fletëvotime unë nuk do të votoj. Mjaft i janë bërë favore Serbisë, tani është koha që ajo ta pranojë realitetin. Edhe Qeveria jonë duhet të jetë më këmbëngulëse në synimet e saj”, ka thënë Latifi.

Edhe Fatime Krasniqi ka thënë se nuk e ka ndërmjet të votojë në rast se nuk ka simbole shtetërore të Kosovës në fletëvotime. “Duhet të dihet se në cilin shtet po votojmë, prandaj gjithsesi duhet të ketë simbole shtetërore, përndryshe nuk do të votojmë”, ka thënë ajo.

Fundamenti

Në të njëjtën mënyrë janë shprehur edhe qytetarët tjerë. Për më tepër ata kanë thënë se nuk duhet t’ua plotësojmë të gjitha dëshirat minoritetit serb, pasi që ata tanimë gëzojnë të gjitha të drejtat e tyre, madje më shumë se çdo minoritet tjetër në vendet evropiane.

“Mendoj që simbolet shtetërore as që duhet të diskutohen, ato duhet të jenë në fletëvotime. Nuk ka arsye që të mos jenë, pa to nuk votoj”, ka thënë Gresa Pajaziti, qytetare e Prishtinës.(“Zëri”)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.