RCCOLA

Anketa: Ibrahim Rugova kishte rol pozitiv në shtetformimin e Kosovës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ibrahim Rugova është vlerësuar lartë për kontributin e dhënë në shtetformimin e Kosovës nga lexuesit e Gazetës Express, në një anketë online që ka qenë aktive gjatë 24 orëve të fundit.

Interesimi ka qenë jashtëzakonisht i madh; 12.765 lexues kanë marrë pjesë në anketë.

Në pyetjen “Si e vlerësoni figurën e Ibrahim Rugovës në shtetformimin e Kosovës?”, 8472 lexues ose 66 përqind kanë thënë “pozitiv”, “negativ” e kanë cilësuar 3572 lexues ose 28 përqind, derisa 721 lexues apo 6 përqind janë deklaruar se Rugova nuk ka pasur “ndonjë ndikim të veçantë” në shtetformim.

Fundamenti

Anketa u realizua në përvjetorin e tetë të vdekjes së ish-Presidentit Rugova dhe e nxitur nga debatet e fundit në opinion rreth figurës së tij.

Kujtojmë deklaratat e Adem Demaçit e Rexhep Qosjes që e cilësuan atë tradhtar, dhe reagimet e ashpra ndaj këtyre deklaratave të mbështetësve të ish-Presidentit.