RCCOLA

Anketa: Fitues Hashim Deshishku

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gazeta Express ka zhvilluar një anketë gjashtë ditëshe rreth preferencave të lexuesve të saj për kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryetar të Prishtinës.

Interesimi i njerëzve për të marrë pjesë në anketë ka qenë jashtëzakonisht i madh – kanë marrë pjesë 25.509 persona.

Nga dhjetë kandidatët, Hashim Deshishku ka marrë më së shumti vota, pas tij Sami Hamiti , kurse i treti është radhitur Korab Sejdiu ndërkohë që Isa Mustafa, kryetar aktual i Prishtinës që është edhe kryetar i LDK’së, ka dalë i katërti në këtë anketë.

Eco Higjiena

Deri në orën 13:21 minuta të ditës së diel , kur edhe është mbyllur anketa Hashim Deshishku ka marrë 8209 Vota ose 32 %, Sami Hamiti me 7749 vota ose 30 %, Korab Sejdiu me 3895 vota ose 15 %, Isa Mustafa 1689 vota ose 7 %, Vlora Dumoshi me 939 vota ose 4%, Ismet Beqiri me 934 vota ose 4%, Naser Rugova me 387 vota ose 2%, Arben Gashi me 316 vota ose 1%, Abdullah Hoti me 268 vota ose 1%.

Javën e kaluar Express ka zhvilluar një anketë për preferencat e lexuesve për kandidatët e PDK’së fitues i së cilës doli Shemsi Veseli duke mundur dy rivalët e tij Lirak Çelajn dhe Memli Krasniqin.

Sot Gazeta Express do të nis një anketë gjashtë ditëshe për preferencat e lexuesve për kandidatin e Vetëvendosje për Kryetar të Prishtinës.