RCCOLA

Anketa: Albulena Haxhiu për kryetare të Prishtinës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gazeta Express ka zhvilluar një anketë gjashtë ditëshe rreth preferencave të lexuesve të saj për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për Kryetar të Prishtinës.

Sikurse edhe në dy anketat paraprake, atë për preferencat e lexuesve për kandidatin e PDK’së dhe LDK’së, interesimi ka qenë i madh edhe për kandidatin e Lëvizjes së Albin Kurtit: 16.858 njerëz kanë marrë pjesë në anketë.

Nga ta, Albulena Haxhiu, deputete e kësaj partie, ka marrë 6.004 vota ose 36%, pas saj renditet një deputet tjetër, ish-gazetarja Alma Lama me 5.447 vota ose 32%, e pasuar nga Shpend Ahmeti me 2.060 vota ose 12%.

I katërti renditet Lideri i Lëvizjes, Albin Kurti më 926 vota ose 5%, më pas vjen Rexhep Selimi më 882 vota ose 5%, Florin Krasniqi me 425 vota ose 3%, Fisnik Ismajli më 423 vota ose 3%, Dardan Sejdiu me 350 vota ose 2% dhe i fundit renditet Visar Ymeri me 166 vota ose 1%.

KKVITI

Anketa është mbyllur në ora 13:43 minuta të ditës së shtunë.

Ndryshe, Lëvizje Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit është renditur ndër partitë kryesore në kryeqytet.

Në dy anketat e para, Shemsi Veseli ka dalë të jetë kandidati i preferuar i PDK’së për Kryetar të Prishtinës, kurse nga LDK ka dalë të jetë Hashim Deshishku.

Nga sot, Express nis anketën një javore për zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri. Pyetja e anketës është: Kush do t’i fitojë zgjedhjet në Shqipëri? Anketa ka dy opsione: Partia Demokratike apo Partia Socialiste.