Eko Higjiena

Ankesat e azilkërkuesve shqiptarë bllokojnë gjykatat gjermane!

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjyqësia gjermane po vuan nga pesha e shtuar dukshëm e ankesave që po bëjnë azilkërkuesit kundër vendimeve për braktisje të Gjermanisë. Në shumicën e landeve federale ka një shtim të madh, së paku dyfishim të numrit të ankesave në krahasim me vitet e kaluara.

Ndërsa situata më dramatike paraqitet në Bavari, ku kemi një shtim të madh të ankesave, ose shtatë fish më shumë se mesatarja e ankesave nga viti 2004 deri në vitin 2013, ka thënë për agjencinë dpa Robert Seegmüller, kryesues i lidhjes së gjykatësve administrativë të Gjermanisë.

Numri enorm i ankesave nga sfera e azilit do të bëjë që gjykatat administrative në gjithë vendin të lënë pa përfunduar lëndët e tyre të zakonshme, ka thënë Seegmüller.

HW

Në Gjykatën Administrative të Hamburgut për shembull është regjistruar një shtim i madh i ankesave të bëra nga shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës. Po ashtu edhe në Berlin mbizotërojnë ankesat nga shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Ajo që është karakteristike për këto ankesa, ka thënë Seegmüller është përmendja e shkaqeve ekonomike si arsye për të mbetur në Gjermani. Po ashtu edhe korrupsioni e dhuna si dhe përkujdesja e dobët shëndetësore numërohen nga shqiptarët si shkaktarët kryesorë për të kërkuar azil në Gjermani. Por, ka shtuar ai, gjasat për të fituar azilin mbi këto baza janë “afërsisht të barabarta me zero”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.