Fundamenti

Anjeza, shqiptarja që po befason në “Italia’s got talent”

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

“Një krijesë delikate, si kukull e bukur qeramike”, kështu e ka vlerësuar anëtari i jurisë së spektaklit “Italia’s got talent”, Xherri Skot 17-vjeçaren shqiptare, Anjeza Rucin, e cila performoi me një sërë numrash cirku të shtunën mbrëma.

Ajo u paraqit me mjaft elegancë, duke ekzekutuar në mënyrë perfekte disa ushtrime të nivelit të lartë artistik. Performanca e shqiptares 17-vjeçare befasoi të gjithë jurinë, e cila përbehet nga Mari di Filipi, Xherri Skot dhe Rudi Xerbi.

Uji Dea

Vëmendje i ka kushtuar edhe shtypi italian, i cili e ka cilësuar perofmancën e fundjavës si “shfaqje spektakolare e Anjeza Rucit”. 17-vjeçarja shqiptare banon në Gruljasko të Torinos.

Gjatë performancës së saj mbresëlënëse, ajo bëri që teleshikuesit, ashtu sikurse edhe juria, të mbeteshin “gojëhapur” përpara natyrës spontane me të cilat ekzekutonte numrat. Pyetjes se Maria de Filipit se ç’kërkonte të arrinte më shumë në jetë, 17-vjecarja nga Tirana iu përgjigj se dëshiron të bëhet akrobate.