UBT

Anija po fundoset: Kosovën e pret një krizë më e thellë ekonomike!?

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kriza ekonomike në Kosovë po thellohet edhe më shumë, kjo për shkak të mungesës së një politike të zbatuar ekonomike, vlerësojnë ekspertë të çështjeve ekonomike. Deri te ky vlerësim, thonë ata, kanë ardhur duke parë se Qeveria e Kosovës nuk ka strategji e vizon për zhvillim. Për më shumë, ata thonë se nuk shohin një perspektivë ekonomike të vendit.

Profesori i ekonomisë, Musa Limani, deklaron se ekonomia e Kosovës ballafaqohet me probleme të shumta, me trend jo të mirë ekonomik dhe se situata është e rëndë.
“Është një krizë e thellë ekonomike, për arsye se ne kryesisht i kemi zhvilluar degët shërbyese, të cilat e kanë shndërruar Kosovën në treg konsumues. 80 qind e të mirave materiale që janë të nevojshme për tregun e brendshëm, përkatësisht për popullatën tonë, ne i importojmë nga jashtë. Me një politikë konsekuente ekonomike, pa laps, do të thosha që 50 për qind të këtyre produkteve ne do të mund t’i prodhonim në vendin tonë”, vlerëson Limani.

Rritja ekonomike për jo më shumë se tre për qind, papunësia me rreth 40 për qind, varfëria ekstreme me 10 për qind, si dhe deficiti i lartë tregtar, janë shifra që tregojnë se ekonomia e Kosovës është në krizë të thellë tash e sa vjet. Por, sipas tyre, duke i parë proceset ekonomike jo të mira që po ndodhin aktualisht, Kosova do të ballafaqohet me një përkeqësim edhe më të madh ekonomik: para një krize të thellë ekonomike.

Për ta ndryshuar këtë situatë, e cila është shumë e rëndë, Limani kërkon masa urgjente nga Qeveria e Kosovës.
“Nëse nuk ndryshohet kjo politikë ekzistuese në kuptimin që të bëhen reforma rrënjësore të politikës ekonomike, reforma rrënjësore në politikat fiskale dhe kreditore dhe të tregtisë së jashtme, të cilat duhet të shndërrohen dhe të hyjnë në funksion të mbrojtjes dhe të nxitjes së zhvillimit të biznesit vendor, Kosova po shkon drejt shkatërrimit. Në fakt ekonomia e Kosovës është drejt shkatërrimit, pra anija po fundoset”, vlerëson profesor Limani.

ARKATANA

Sidoqoftë, parakushtet për një zhvillim më dinamik ekonomik, sipas ish-ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, Kosova i posedon, mirëpo menaxhimi me këto resurse po mungon.

“Në këtë nivel të zhvillimit, Kosova nuk do të arrijë kurrë t’i zgjidhë as problemet elementare jetësore, e lëre më t’i zgjidhë problemet tjera zhvillimore. Jemi në prag të një situate kur priten revolta ose shqetësime sociale, ku vendi mund të shkojë në pozita tjera më të vështira”, thekson Shatri.

Gjendja e bizneseve private në Kosovë, shton Shatri, është mjaft e vështirë, meqë ballafaqohen me probleme të mëdha dhe shumë prej tyre janë në prag të falimentimit. Sipas tij, gjendja ekonomike e Kosovës është shumë më e rëndë sesa ajo që paraqitet në raportet e mekanizmave vendorë dhe ndërkombëtarë.

Ndryshe, përfaqësues të Qeverisë së Kosovës vazhdimisht janë duke u deklaruar se janë të përqendruar në aktivitete ekonomike, të cilat synojnë zhvillim ekonomik të vendit, në veçanti rritjen e punësimit dhe krijimin e parakushteve për përkrahje të sektorit privat. /REL/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.