UBT

Anglia kërkon Januzajn për Euro 2016

/ 2 minuta lexim

Anglia nuk është dorëzuar me shpresë të angazhimit të talentit të Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, edhe pse Kosova mori leje nga FIFA për zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare.

Sipas të përditshmes britanike Daily Telegraph ka bërë të ditur se Federata e Futbollit të Anglisë (FA) është duke analizuar çdo mundësi të mundshme që Januzaj të përfaqësojë Anglinë në Kampionatin evropian 2016.

Të vetëdijshëm se 18-vjeçari Januzaj mund të joshet nga mundësia e paraqitjes në Euro 2016 në Francë pas dy vjetësh, Anglia është duke u munduar të gjejë një marrëveshje, me miratim nga FIFA.

Nëse FA mund të gjejë një zgjidhje ligjore që mund t’i mundësonte Januzajt të luajë në Euro 2016, besohet se Anglia mund të shfaqet si zgjidhja e preferuar e mesfushorit.

UBT

Mirëpo, babai i tij, Abedini, dëshiron që Adnani të luajë për Kosovën, transmeton Daily Telegraph.

United, sipas lajmi.net brengoset rreth pasojave ndaj Januzajt, nëse ai vendos të luajë për Anglinë dhe presionit që mund të ketë mbi të duke pasur parasysh se figura të ndryshme përfshirë menaxherin e Arsenalit, Arsene Wenger dhe mesfushorin Jack Wilshere janë shprehur kundër natyralizimit të futbollistëve.

Sponsorët dhe partnerët komercial nuk do të duan që Januzaj të luajë për Kosovën dhe do të njoftojnë të riun se mund të përfitojë më tepër nëse luan për Anglinë.

I lindur në Bruksel nga prindër me prejardhje nga Kosova dhe Shqipëria, Januzaj, ka të drejtë të luajë për Shqipërinë, Turqinë dhe Serbinë, e së fundmi edhe Përfaqësuesen e Kosovës. Ai ka bërë 21 paraqitje për Unitedin dhe ka shënuar tri gola këtë edicion.