Anglezët habiten: Seria më e re e BMW’së është e një shqiptari
Seria më e re e makinës BMW CLR 6 M, i ka rënë në dorë edhe një shqiptari, i cili është parë ta parkojë atë në një rrugë të Londrës me targa shqiptare. Ndonëse kushton më shumë se 100 mijë euro, këtë sipas medieve në Angli nuk mund ta blej gjithkush.
Në një shkrim të një media angleze, shprehet habia me faktin se një makinë e llojit BMW CLR 6 M, me dizajn të personalizuar nga “Lumma” mban targa shqiptare.
Është autoevolution.com, e cila ka publikuar këto fotografi, por që shkruan se produktet “Lumma Design” nuk janë për të gjithë, pasi vlera e kësaj makine arrin në mbi 100 mijë euro.


