Angelina Jolie, prezente vizuelisht në Kosovë
Aktorja e famshme hollivudiane, Angelina Jolie, në cilësinë e të dërguares së posaçme të OKB-së për refugjatë, do të flasë përmes videos në ngjarjen që do të mbahet në Prishtinë.
Në të njejtën kohë, do të mbahen edhe një serë evenimentesh nepër tërë botën, për të parandaluar dhunën seksuale në konflikt, në të cilin do të marrë pjesë Presidentja e Kosovës, Atifete jahjaga.
“Ky është samiti më i madh i mbajtur ndonjëherë për këtë çështje dhe nikoqir i saj është sekretari i jashtëm britanik në Prishtinë, William Hague”, ka spjeguar për Indeksonline, këshilltari i Presidentes Jahjaga, Arbër Vllahiu.
Vllahiu ka njoftuar se ambasada britanike dhe zyra e Presidentes, respektivisht Këshilli Kombëtar për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës, do të organizojnë disa aktivitete për ta shënuar këtë ditë.


