Angela Merkel i çon duart nga shqiptarët! Në prag të Samitit të Parisit s’i përmend as Kosovën as Shqipërinë!

Kancelarja e Qeverisë së Gjermanisë Angela Merkel duket se i ka “çuar duart” nga shqiptarët në Ballkan. Në Prag të Samitit të Parisit ku edhe ajo do të merr pjesë në emër të Qeverisë së Gjermanisë, Merkel, në mesazhin e saj javor, Merkel as që i ka përmendur shqiptarët e Kosovës por as ata të Shqipërisë. Kështu, pritjet e Kosovës për liberalizim të vizave dhe atyre të Shqipërisë për prani më të madhe gjermane në këtë shtet duket që sërish do të shiten me foto imazhe që shefat e këtyre dy shteteve do t’ua shesin qytetarëve të tyre, raporton Gazeta Blic.
Në anën tjetër, Merkel në mesazhin e saj javor në prag të Samitit të Ballkanit perëndimor tha se se Kroacia dhe Sllovenia janë tashmë të anëtarësuara në BE, vendet tjera të rajonit kanë filluar negociatat, dhe se Bosnja dhe Hercegovina ka paraqitur kohët e fundit aplikimin e saj për anëtarësim.
“Këto hapa janë të lidhur gjithmonë me pritjet tona të asaj që duhet të ketë përmirësime, sidomos në sundimin e ligjit”, tha Merkel.
Ajo kujtoi se procesi i Samitit të Ballkanit është themeluar në Berlin me qëllim të nxitjes së bashkëpunimit të ndërsjellë në rajon, si dhe për konvergjencën e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Ne tashmë kemi pasur suksese… Pas konferencës së parë në Berlin” shpjegoi Merkel.
Ajo theksoi se nuk ka plane fikse për përmirësimin e infrastrukturës në rajon dhe sidomos lidhjet rrugore dhe hekurudhore, si dhe bashkëpunim më i ngushtë në fushën e shkencës. Në Paris, siç është paralajmëruar, do të nënshkruhet një marrëveshje për zyrat e ndërlidhjeve rinore. Kjo zyrë, sipas saj, do të vendoset në modelin e platformës gjermano-franceze për bashkëpunim të rinjve.
“Ne jemi të sigurtë se këto vende do të bashkëpunojnë më mirë duke aspiruar njëkohësisht edhe afrimin me BE-në. Kjo do të forcojë stabilitetin dhe paqen në rajon, e cila kishte një rol të rëndësishëm në Luftën e Parë Botërore ” tha Merkel e cila shtoi që shpejtësitë e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor po dallojnë drejt anëtarësimit në BE. /Gazeta Blic/