Angela, mbretëresha e rrjeteve sociale

Angela Martini është njëra prej modelëve shqiptare që ka më së shumti like në Facebook. Madje jo vetëm tek shqiptarët por edhe tek zviceranët. Modelja, Anegla Martini mund të krenohet për fansat e saj në facebook.
Ajo është njëra prej modelëve më ët pëlqyera jo vetëm në trojet shqiptare por edhe në Zvicër.
Mediat zvicerane në një shkrim të botuar sot e kanë konsideruar modelën si Mbretëreshën Helventike të Facebook. Ajo ka 360 përcjellës në Facebook dhe kalon edhe njërin prej yjeve të skijimit në Zvicër Lara Fut.
Edhe në Twitter dhe Instagram (më shumë se 33 000 persona e përcjellin atë) bën që të tjerët të jenë nën hijen e saj.