United Hospital

Angela Martini tregon për jetën e saj nga Shqipëria në Zvicër dhe karrierën në SHBA

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Angela Martini vazhdon të jetë e suksesshme edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Angela Martini i ka bërë të gjitha. Ajo ishte vetëm 10 vjeç kur mori rrugën nga Shqipëria për në Zvicër, dhe 18 vjet kur ajo nënshkroi me NEXT Model Management në Miami, Florida dhe Elite Model Management në New York City.

Në moshën 24 vjeçare, ajo u bë Miss Universe. Dhe më pas ajo u ndal për një lloj jete tjetër, si një trajner jete. Ish-modelen e tani autore e librit e saj më të ri, “Love, Hope, Light”, e cila përmbledh kronologjikisht vështirësitë që nëna e saj duroi në Shqipëri, duke shpëtuar nga komunizmi dhe duke u bërë një grua e suksesshme në Zvicër, përshtypjet e saj për Donald Trump pasi fitoi Miss Universe dhe pse vendosi të linte një karrierë të suksesshme ndërsa kërkonte një jetë më domethënëse, transmeton prive.al, përcjell albinfo.ch.

Në fakt, profesioni “trajner jete”, është i mirë zhvilluar në SHBA dhe vende të tjera të botës. Një trajner jete është dikush i trajnuar profesionalisht për t’ju ndihmuar të maksimizoni potencialin tuaj të plotë dhe të arrini rezultatet e dëshiruara.

HW

E ftuar në KTLA 5 për emisionin e mëngjesit Angela Martini foli më detajisht për librin e saj të tipit autobiografi.

Ajo tregoi edhe për jetën e saj. Kalimin nga Shqipëria në Zvicër dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

https://www.albinfo.ch/angela-martini-tregon-per-jeten-e-saj-nga-shqiperia-ne-zvicer-dhe-karrieren-ne-shba/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.