Angela Martini ndryshon pamjen

Modelja shqiptare me famë botërore, Angela Martini, ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet me një pamje ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim – Angela nuk është brune, por ka kaluar në bionde.
Ajo ka marrë pëlqime të shumta në foto, por edhe komente. Megjithatë, ka edhe komente të atilla që i thonë se më mirë dukej sa ishte brune.
Angela po e zhvillon karrierën e saj si modele në Amerikë ku herë pas here i ndan përjetimet nga projektet e saj edhe me miqtë dhe adhuruesit në rrjetet sociale, duke mos e harruar herë-pas-here edhe prejardhjen e saj shqiptare.