Angela Martini ndihmohet nga PETA

I doli në ndihmë edhe PETA. E kjo me arsyen që bukuroshja shqiptare me famë botërore sa më lehtë të kalojë fazën e tranzicionit në vegjetariane, vendim që Angela Martini e ka marrë pak ditë më përpara…
Ka pak ditë që ka njoftuar kalimin e saj në vegjetariane. E ndonëse nuk ka dhënë shumë shpjegime për vendimin që ka marrë, bukuroshja shqiptare me famë botërore Angela Martini ka treguar dy nga arsyet e para për transferimin e saj në një vegjetariane e që sipas saj janë pamja dhe shpirti.
Por për transformimin e saj në vegjetarian, Martini këtë të hënë është përgëzuar nga organizata më e madhe për mbrojtjen e kafshëve në botë PETA, të cilët përveç se e kanë uruar i kanë ofruar një recetë ushqimi për të tejkaluar sa më lehtë fazën e tranzicionit të saj.
“Congrats on making the switch! We have TONS of recipes to help you w/ the transition: (Ju përgëzojmë për kalimin që jeni duke e bërë! Ne ju ofrojmë recetat tona që do t’iu ndihmojnë në këtë tranzicion). Ndryshe, pak ditë më parë ajo ka pozuar për magazinën suedeze ‘Plaza Kvinna’, ndërsa ka ardhur e magjishme si përherë.