RCCOLA

Angela Martini: Fotografët duan të më zhveshin

/ 2 minuta lexim

Modelja shqiptare Angela Martini vazhdon të zhvillojë me sukses karrierën e saj si modele jashtë kufijve. E përqendruar më shumë në Amerikë por edhe në Evropë, bukuroshja shqiptare nuk njeh asnjë kufi që mund ta ndalë pasionin e saj për modelingun.

Fotot e saj të nxehta tashmë kanë bërë xhiron në shumë prej kopertinave të revistave prestigjoze në botë. Gjithmonë shumë sensuale, me linjat e saj të përkryera Martini arrin në çdo dalje të ketë vëmendjen maksimale, transmeton yllpress.

Dhe kjo vëmendje sigurisht u arrit pas daljes së saj thuajse nudo në tapetin e kuq ku nuk i la asnjë vend fantazisë mashkullore për pjesët e saj intime.

E megjithë zhveshjet e saj të qëllimshme duket se modeles i pëlqen kur fotografët duan ta fotografojnë me rroba dhe jo nudo. Sa i përket këtij të fundit në një i intervistë gjatë vizitës së saj në Tiranë vitin e shkuar, Angela pohoi se këtë ekskluzivitet e kishte vetëm Fadil Berisha.

Uji Dea

Ama në profilin e saj në Facebook, Angela ka postuar disa foto të reja ku në njërën prej tyre shihet topless. Madje këtë postim ajo e ka shoqëruar me fjalët “Alexandrana Taf, e vetmja fotografe që dëshiron që unë t’i mbaj rrobat veshur”, edhe pse shfaqet e zbuluar sipër.

Duke bërë këtë deklaratë mund të kuptojmë që modeles nuk i pëlqen të zhvishet, edhe pse mes rreshtave mund të lexohet që ajo ndihet e mikluar nga fotografët që dëshirojnë trupin e saj nudo.

E kush nuk do të ndihej e tillë, nëse do të kishte trupin e saj!