Angela Martini e fton Bendrit Bajrën në Los Angelos
Komediani Bendrit Bajra është bërë yll i Facebookut në Zvicër. Me video të shkurtra duke i postuar në faqet e tij në internet ka mbledhur rreth vetes më qindra mijë fansa.
Për Bendritin i cili është single, femra e ëndrrave është pikërisht shqiptarja e njohur po ashtu si modele në Zvicër, Angela Martini. Ajo e ka ftuar në Los Angelos të bëjë një video me të.
Bota e Facebookut është nën këmbët e komikut shqiptar në Zvicër, Bendrit Bajrës. Por sytë e tij kanë vetëm një cak: Angela Martini. “ Me të vërtet një grua e ëndrrave! Me Angelën do të martohesha menjëherë!”, ka thënë Bendriti për “Blick”, transmeton “albinfo.ch”.
Të dy shqiptaro – zviceranët janë takuar së bashku edhe më herët. Gjatë atij takimi Bendriti kishte mbetur i mahnitur nga bukuria e saj. “Ta shohësh drejtpërdrejtë Angelën është edhe më e bukur. Aspak nuk është mendjemadhe”, thotë kështu shitësi i auto pjesëve dhe kolumnisti i gazetës Blick am Abend.
Por për ta takuar Bendriti edhe një herë femrën e ëndrrave të tij, e hapur është edhe Angela. “Bendriti është një “Teddybar” (Ari prej pelushi)”, shprehet Martini. “ Të kaloj disa orë me të, është vërtet zbavitëse” raporton gazeta zvicerane.
Ndërkohë Angela i bën ftesë Bendritit që ta vizitojë në Los Angelos.
Unë e ftoj përzemërsisht Bendritin këtu në Los Angelos që të vijë dhe ta xhirojmë një video së bashku”, përcjell “albinfo.ch”.
Por ajo e ka një kusht. “Ai duhet të sjellë çokollata me vete”.
Bendrit Bajra po ashtu është pjesë e një serie verore (dokumentare) “A1 – Die Raststätte” e cila transmetohet në SRF. /Telegrafi/


