Mobi Casa

Angela, cila është pjesa më seksi e trupit?

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kur është fjala për një qëndrim sensual në bikini, emri i saj nuk ka si të mos lakohet në këtë fushë. Angela Martini di më së miri ta “bëjë nxehtë” me pozime sensuale. E frymëzuar në këtë drejtim, ajo qëndron fort dhe në koorporatën, që ka krijuar para pak kohe, dhe së bashku me punëtorët e saj ia del mbanë duke bërë shumë femra të ndihen komode… Në një intervistë për “GlobalGrind”, Angela zbulon disa detaje rreth punës së saj…

Na tregoni pak mbi procesin krijues të linjës së bikinit.
Vetë numri i logos që është romak, II, tregon se prapa kësaj qëndrojnë binjakët, unë jam binjak dhe kjo përfaqëson pjesën tjetër timen. Çdo njeri është në kërkim të romancës, në gjysmën tjetër, në egon tjetër të vetes. Kjo është arsyeja pse kam vendosur numrin II romak dhe ngjyrën bardhë e zi, e cila është shumë klasike. Në kohët e sotme është shumë e vështirë të gjenden një palë bikini bardhë e zi, madje dhe të jetë shumë seksi. Prandaj kjo është arsyeja që unë kam bërë koleksionet gjatë gjithë kohës vetëm bardhë dhe zi dhe më vonë edhe me ngjyra të kafshëve të egra se janë shumë romantike. Për t’ua bërë më të lehtë femrave që të duken femra në ato atribute që i disponojnë, unë kam vendosur që të bëjmë dhe numra special për një trup të përsosur të tyre, ata kanë nevojë të ndihen komodë dhe unë jam aty për t’i ndihmuar…

Cila është pjesa më e rëndësishme e trupit për ju?
Për mua, fundshpina është më e rëndësishme, sepse duket më mirë. Pra, këtu qëndron problemi te femrat, sepse disa e kanë të vogël prapanicën e disa të madhe dhe një pakicë e vogël e femrave kanë prapanicë dhe fundshpinë të përsosur, madje shumica e kanë dhe kompleks dhe nuk ndihen rehat. Unë jam vetë femër dhe i di brengat e tyre, jam shumë krenare me koorporatën time të bikinit, edhe pse një ide dhe punë shumë e vështirë, por ia dal mjaft mirë së bashku me punëtorët e mi.

UBT

Na tregoni pak për frymëzim tuaj mbi dizajnin.
Unë po mendoja për një linjë bikini dhe nuk kisha shumë besim në vete ta sjell apo të mos e sjell atë. Një natë, në një film të James Bond pashë disa skena bardhë e zi të një filmi të vjetër dhe në atë moment vendosa, për herë të parë pashë një veshje të bukur pa ngjyra. Mendova fillimisht të bëj histori me bikinit pa ngjyrë, por më vonë gjatë dizajnit vendosëm me bashkëpunëtorët që të realizojmë dhe ngjyra të tjera. Frymëzimi është te dashuria që unë kërkoj…

Cilat janë vendet në botë ku ju dëshironi të pozoni në bikini?
Saint Tropez, Miami, Capri dhe bregdeti shqiptar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.