UBT

Angazhimi i vonuar për të dhunuarat e luftës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Mijëra gra shqiptare të Kosovës dyshohet se janë dhunuar nga forcat policore, ushtarake e paramilitare të Serbisë, në periudhën shkurt 1998 – qershor 1999. Ashtu si edhe për numrin e të vrarëve, Kosova nuk ka shifër të saktë as për të përdhunuarat e luftës.

Mediet vazhdimisht i referohen shifrës 20 mijë. Por kjo shifër nuk ka arritur të argumentohet me fakte nga asnjë organizatë vendore apo ndërkombëtare, derisa institucionet as që janë marrë ndonjëherë me të.

Për pesëmbëdhjetë vjet çështja e dhunimeve është heshtur dhe mbajtur tabu nga institucionet dhe shoqëria. Ndërsa në dialogun që Kosova e ka zhvilluar me Serbinë, me ndërmjetësim të Brukselit, dhunimi i përdorur si armë lufte nga forcat serbe as që është shtruar si temë ndonjëherë, shkruan sot Koha Ditore.

Uji Dea

Vetëm vitin e fundit ka filluar një aktivizim i shoqërisë dhe i institucioneve për të thyer heshtjen.

Është miratuar një ligj që e njeh statusin e të dhunuarave si viktima të luftës. Por në të nuk parashihet mbulesë financiare për viktimat. Është formuar një Këshill Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës që udhëhiqet nga presidentja e shtetit, por roli i tij është vetëm këshillëdhënës.

Së fundmi është nënshkruar një peticion me anë të të cilit kërkohet drejtësi ndërkombëtare për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë, i cili do t’i dërgohet OKB-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.