FITORJA

Angazhimi i shtuar dhe atmosfera mobilizuese garancë për suksesin e Degës së AAK-së së Vitisë në zgjedhje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kryesia e Degës së AAK-së në takimin e saj të radhës ka konfirmuar se Dega e AAK-se në Viti, në zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale garon me dy kandidatë, kryetarin e degës z. Faruk Nura dhe profesorin Dr. Samet Dalipi.

Andaj ajo ka filluar dhe intensifikuar veprimet përgatitore dhe ka rritur dinamikën e punës, duke ndërmarrë hapat e nevojshme, me qëllim të bashkërenditjes dhe koordinimit sa më efektiv të aktiviteteve të fushatës zgjedhore.

Ka themeluar Shtabin Zgjedhor me të gjithë mekanizmat ndihmës. Me qëllim të angazhimit të gjithë potencialit dhe të aktivizimit të gjitha kapaciteteve në fushatën e saj zgjedhore Dega e AAK-së në Viti ka përcaktuar kahet dhe orientimet e angazhimeve të saj, dhe ka hartuar agjendën e takimeve me strukturat e saja dhe anëtarësinë në teren.

Kryesia ka vlerësuar se angazhimi i shtuar dhe aderimet e shumta kanë kanë rezultuar me avancimin dhe fuqizimin e organizimit partiak në të gjitha nivelet. Të gjitha këto kanë përçuar një energji pozitive tek anëtarësia dhe simpatizantët e saj, duke prodhuar një frymë dhe atmosferë të jashtëzakonshme mobilizuese, e cila është e pranishme dhe vërehet në të gjitha segmentet dhe nivelet e organizimit dhe angazhimit partiak duke fuqizuar bindjen dhe besimin për sukses në zgjedhje thuhet në njoftimin e degës së AAK-së në Viti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.