Mobi Casa

Angazhimi i Deniza Limanit risi dhe freski pozitive në qeverisjen Haziri

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Deniza Limani padyshim që është njëri nga kuadrot që mund të sjellë risi në qeverisjen Haziri. Ajo ka një përvojë të madhe në fushën e vendimmarrjes dhe mund të jap kontribut të madh edhe në qeverisjen komunale.

Lexojeni postimin e plotë të Deniza Limanit pas emërimit të saj si asistente politike në kabinetin e Lutfi Hazirit.

Të nderuar miq,
Nga sot jam asistente politike në Kabinetin e kryetarit të Gjilanit.
Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Gjilan, së bashku me Kryetarin Lutfi Haziri më ka besuar këtë angazhim të rëndësishëm.

Jam zyrtarisht një prej asistenteve politike në kabinetin e Kryetarit të Komunës së Gjilanit.

UBT

Në këtë postim të parë pas publikimit të listës, dëshiroj së pari të shpreh mirënjohjen për kryetarin Lutfi Haiziri për besimin që ka treguar ndaj meje dhe secilin që bashkë do të punojmë.

Është nder dhe privilegj i veçantë për mua, të jem pjesë e kabinetit të Kryetarit të Komunës së Gjilanit. Kam bindjen se bashkë do t’ia dalim mbanë me sukses edhe në këtë përpjekje të re, në këtë sfidë që dua ta jetojmë së bashku çdo ditë, duke e kurorëzuar me suksese të njëpasnjëshme.

Për GJILANIN që duam, për KOSOVËN që duam!
Faleminderit!