FIDANISHTJA

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FFK Naser Ajeti uron Dritën e Gjilanin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Naser Ajeti anëtari i Komitetit Ekzekutiv në Federatën Futbollistike të Kosovës i cili përfaqëson futbollin e Anamoravës ka uruar dy skuadrat Gjilanase për sukseset e arritura në këtë kampionat futbollistikë në Superligën e Kosovës.

Me ndeshjet e zhvilluara të javës së 33-të bie “perdja” e kampionatit mjaftë interesant ku Drita shpallet kampione për herë të tretë në historikun e saj ndërsa Gjilani për herë të parë shtetin e Kosovës do ta përfaqëson në kupat Europiane.

FIDANISHTJA

“Eshtë kënaqësi dhe nder që dy klubet nga qyteti i Gjilanit të mbajnë primatin e më të mirit në futbollin e Kosovës dy klube të cilat shtetin e Kosovës do ta përfaqësojnë në arenën ndërkombëtare të futbollit duke shpresuar se edhe në këtë kompeticion të garave Europiane do të na bëjnë krenar, është mjaft emocionuese që qyteti i Gjilanit është veshur nën petkun solemn “bardh e kaltër” që simbolizon ngjyrat e FC Dritës dhe “kuq e bardhë” atyre të SC Gjilanit. Urime dy skuadrave, futbollistëve stafit të klubeve, presidentëve të klubit dhe tifozëve “Intelektualëve” e “Skifterave” që ishin bukuria e futbollit të Kosovës uroj që ky sukses i juaj të mos ndalet asnjëherë” ka theksuar anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së Naser Ajeti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.