Eko Higjiena

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FFK, Naser Ajeti uron 2021

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FFK nga rajoni i Anamoravës, Naser Ajeti, në fundvit ka uruar në emër të FFK-së dhe Lidhjes Rajonale të Gjilanit, të gjithë futbollistët anembanë Kosovës që viti 2021 të jetë vit i suksesit në Republikën e Kosovës.

Ajeti ka bërë të ditur se edhe pse ishte një vit tejet i vështirë me pandeminë, COVID-19, janë arritur rezultate të kënaqshme si në të gjitha vendet Evropiane.
“Ishte një vit tejet i vështirë, dhe ju shprehi ngushëllime të gjithë familjarëve që kanë humbur të dashurit e tyre gjatë pandemisë COVID-19. Futbolli i Kosovës ishte para një sprove tejet të vështirë, por me koordinimin në relacionin Federatë dhe Ministrisë të Shëndetësisë ja kemi dalur që të gjitha aktivitetet sportive ti përmbyllim siq është më së miri, ishte një kohë e pa kohë dhe dua ta falënderoj edhe Lidhjen Rajonale futbollistike të Gjilanit të cila kanë bërë një punë tejet të mirë si dhe të gjitha klubet e Anamoravës të cilët kanë treguar kulturë sportive dhe rezultate të mira”.

ARKATANA

Ajeti, gjithashtu ka uruar që viti 2021, të jetë vit më i mirë për të gjithë.
“Uroj dhe shpresoj se viti 2021 do të jetë një vit i rikthimit të normalitetit, ndërsa të gjitha klubeve anembanë Kosovës ju dëshirojmë që ti realizojnë programet e veta duke ju dëshiruar suksese dhe prezantim sa më dinjitozë të futbollit të Kosovës edhe në arenën ndërkombëtare”, ka uruar Anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FFK, Naser Ajeti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.