UBT

Anëtari i KE në Federatën e Futbollit të Kosovës Naser Ajeti uron Armando Dukën

/ 2 minuta lexim
HW

Sot në Limasol të Qipros me një mandat katër vjeçar Armando Duka, kryetari i FFSH-së, është emëruar zëvendëspresident i UEFA-s. Në këtë mbledhje numri një i FFSH-së, Armando Duka ka marrë pëlqimin që të jetë zëvendëspresident i kryetarit të UEFA-s, Aleksandër Qeferin.

Anëtari i Komitetit në Federatën e Futbollit të Kosovës, Naser Ajeti, ka uruar Armando Dukën duke theksuar se futbolli do të jetë në nivelin më të lartë.

ARKATANA

“Është një ditë e madhe për futbollin shqiptarë e për futbollin e UEFA-s. Puna kualitative dhe kontributi i Armando Dukës, që futbolli të ec në binarë të shëndosh është shpërblyer në mënyrën më të mirë duke hapur prosperitet edhe më të madh, poashtu bashkëpunimi dhe kontributi i kryetarit të FFK-së, Agim Ademi së bashku me kryetarin e FFSH-së, janë indikacione se do të kemi suksese edhe më të mëdha, duke luajtur një rol të madh në shtëpinë e UEFA-s, që për herë të parë një shqiptarë merr një post të tillë. Jemi krenar dhe me kemi bindje se Armando Duka do të tregoj njohuri të madhe të futbollit, duke arritur rezultate kulminante”, ka theksuar anëtari i KE në FFK-së, Naser Ajeti.

Sa i takon detyrës së re, Duka do të jetë në një bashkëpunim të ngushtë me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin, i cili do të përcaktojë dhe detyrat e zëvendëspresidentëve. Një ngjarje që shënon një kapitull të ri në historinë e futbollit shqiptar, që tashmë do të ketë përfaqësuesin e saj në nivelin më të lartë të drejtimit në futbollin Europian. Prej vitesh Armand Duka është një nga anëtarët që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në detyrën e anëtarit të Komiteti Ekzekutiv.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.