Anëtarët e KPF-së në Kamenicë përfitojnë njohuri praktike për rolin dhe detyrat e tyre

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Qëllimi i organizimit të trajnimit të dytë një ditor me anëtarët e Komitetit për Politik e Financa dhe anëtaret e Komitetit për Komunitete është përfitimi i njohurive praktike për rolin dhe detyrat e tyre në Komitetet e Përhershme Komunale, duke u fokusuar në shembuj konkret,dhe përfaqësim të interesave të qytetarëve në proceset vendimmarrëse, si dhe njoftimi me kornizat ligjore dhe rregulloret e kuvendit komunal.

Organizata Jo-qeveritare DardanaPress, në kuadër të projektit “Aktivizimi qytetar përmes ndërgjegjësimit për proceset vendimmarrëse në Komunën e Kamenicës” i cili realizohet në kuadër të projektit “GRAS – Grass Roots Action Support” i implementuar nga IKS, Lens dhe FES dhe financuar nga Bashkimi Evropian i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka mbajtur trajnimin një-ditor me anëtaret e Komitetit për Politik dhe Financa,dhe anëtaret e Komitetit për Komunitete.

Qëllimi i organizimit të trajnimit të dytë një ditor me anëtarët e Komitetit për Politik e Financa dhe anëtaret e Komitetit për Komunitete është përfitimi i njohurive praktike për rolin dhe detyrat e tyre në Komitetet e Përhershme Komunale, duke u fokusuar në shembuj konkret,dhe përfaqësim të interesave të qytetarëve në proceset vendimmarrëse, si dhe njoftimi me kornizat ligjore dhe rregulloret e kuvendit komunal.

Mobi Casa

Anëtaret e Komitetit për Politik dhe Financa dhe Komiteti për Komunitete , diskutuan për rolin e Komiteteve të Kuvendit, Buxhetin e Asamblesë Komunale, rëndësinë dhe linjat buxhetore, rolin e grupeve parlamentare për efikasitetin e seancës së Kuvendit Komunal. Gjithashtu u shkëmbyen përvojat dhe praktikat e mira të funksionimit të të dy Komiteteve obligative të Kuvendit Komunal.

Ne këtë trajnim përveç anëtarëve të Komitetit për Politik dhe Financa dhe anëtarëve të Komitetit për Komunitete kanë marrë pjesë zyrtarja për barazi gjinore, grupi joformal i grave./rajonipress/