ARKATANA

Anëtarët e Komitetit për Bashkëpunim Ndërkufitar vizitojnë fshatrat e trekëndëshit kufitar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komiteti për Bashkëpunim Ndërkufitar (KBN), në përbërje: Kushtrim Kadriu-kryesues, Arian Cani (LDK), Riad Rashiti (PDK) e Muhamet Rexhepi (Vetëvendosje), kanë vizituar disa fshatra të trekëndëshit kufitar Kosovë-Serbi-Maqedoni, për t`u njoftuar me hallet e banorëve në këtë zonë.

Fatmir Ferati, kryetar i Këshillit lokal në Shurdhan, u ka folur atyre për kushtet e jetës, nevojat dhe problemet që e karakterizojnë këtë zonë kufitare të komunës së Gjilanit.

Anëtaret e KBN u ndanë të kënaqur me investimet e bëra nga mërgimtarët në ndërtimin e disa aseteve turistike në këtë zonë, duke konstatuar se kjo anë ka një infrastrukture rrugore të mirë e të përshtatshme për të zhvilluar turizmin e për të jetuar me dinjitet.

ARKATANA

Gjithashtu, anëtarët e Komitet takuan edhe disa banorë të kësaj zone, të cilët i inkurajuan të qëndrojnë në këto treva e të zhvillojnë jetën e tyre.

Fatmir Ferati tha se zona ka nevojë për rregullimin e shtratit të një përroi që bie në rrugën kryesore edhe hyn nëpër shtëpi gjatë kohës kur ka reshje të shiut, pastaj kanë nevojë për Investime shtesë në bujqësi dhe blegtori, për hapjen enjë pike për grumbullimin e qumështit në këto fshatra të Grykës së Karadakut, për ujësjellës dhe të tjera.

Kërkesë e tyre është hapja sa më parë e pikëkalimit në Stançiq, ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë. Me hapjen e një porte të re në këtë anë, shtohen mundësitë për zhvillimin e turizmit, shkëmbim tregtar dhe për komunikim në distanca shumë më të shkurta me pjesën e Maqedonisë, ku ata kanë lidhje të shumta familjare e miqësore./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.