ARKATANA

Anëtarësimit në Interpol duhet t’i qasemi seriozisht

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Njohësi i çështjeve të sigurisë, gjenerali Ramadan Qehaja, ka mirëpritur aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Interpol.

Ai ka thënë se, pavarësisht prej disfatave të së kaluarës, Kosova nuk mund të heqë dorë nga përpjekjet për t’u bërë pjesë e kësaj organizate të rëndësishme.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Qehaja ka vlerësuar se gjasat për anëtarësim këtë vit duhet të jenë më të mëdha për Kosovën.

“Gjasat për anëtarësim në këtë vit duhet të jenë më të mëdha për arsye se tash i dimë metodat e veprimit të kundërshtarit, edhe pse kundërshtari është shumë i fuqishëm. Por, duhet të punojmë fuqishëm dhe duhet të përgatitemi për t’u ballafaquar me pengesat e Serbisë në këtë proces”, është shprehur Qehaja.

FIDANISHTJA

Ai u ka bërë thirrje institucioneve shtetërore që t’i qasen seriozisht procesit të anëtarësimit në Interpol.

Qehaja ka thënë se, pavarësisht prej ndasive politike, spektri politik duhet të veprojë si një trup i përbashkët sa i përket anëtarësimit në Interpol.

“Kemi shumë probleme të brendshme politike dhe se si do të rrjedhin gjërat unë nuk mund të parashikoj, por momentalisht nuk jemi në situatë shumë të favorshme. Mirëpo, pavarësisht prej kësaj, çështjen e Interpolit duhet veçuar që tani. Domethënë, pavarësisht prej këtyre çështjeve të brendshme të cilat po na ndajnë, ne duhet të veprojmë si një trup i përbashkët sa i përket anëtarësimit në Interpol. Pra, me një plan të menduar dhe detajuar mirë, me njerëz të zgjedhur në Kosovë edhe në diasporë të cilëve duhet t’u mbahen kurset e duhura dhe të punojmë fuqishëm në këtë drejtim. Pavarësisht prej ngjarjeve, se a do të ketë apo jo zgjedhje të parakohshme, çështja e Interpolit duhet të ecë tutje”, ka deklaruar Qehaja. Po ashtu, ai ka thënë se për të pasur sukses për anëtarësim në Interpol politikisht duhet të punohet shumë me diplomacinë e shteteve mike të Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.