Hidromorava

Anëtarësimi në BE në pesë vjetët e ardhshme, këto janë pengesat

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Analisti politik, Albinot Maloku, nuk e sheh Kosovën pjesë anëtare e Bashkimit Evropian në pesë vjetët e ardhshme, për këtë, ai për Ekonomia Online ka renditur edhe arsyet. Si më të rëndësishme, Maloku e sheh mungesën e njohjes nga pesë vendet anëtare të BE-së.

Krahas kësaj, Maloku tha se ka edhe çështje tjera siç ishte edhe vota e Hungarisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Faktikisht synimi gjeopolitik i Kosovës është anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Fazat janë kaluar deri te momenti kur pati edhe aplikimin zyrtar për anëtarësim në Bashkim Evropian”.“Qeveria e Kosovës edhe qytetarët e dinë që rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit në BE do të marr mjaftë kohë, për faktin e shumë arsye, e ndër to edhe për numrin prej pesë njohje të Bashkimit Evropian që nuk e njohin Kosovën, shto pjesën që ka raste të tilla siç ishte rasti me Hungarinë ku ajo votoi kundër në Këshillin e Evropës, kur Kosova e pati aplikimin e saj”, u shpreh Maloku, teksa shpreh skepticizmin se kjo gjë mund të bëhet brenda pesë viteve të ardhshme.

Eco Higjiena

“Në këtë rrafsh unë nuk jam optimist sidomos në këtë pesë vjeçarin e ardhshëm që do të mund të bëhet diçka në lidhje me anëtarësimin përfundimtar të Kosovës në Bashkimin Evropian. Mirëpo aplikimi është vetëm një vullnet i shprehur në aspektin gjeopolitik, Kosova e ka interes BE-në”.

Maloku këtë çështje e ndërlidh edhe me procesin e dialogut.

Ai thotë se dëm mund t’i japin edhe shtetet që janë kundërshtuese në raport me anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme.“Është faza që në asnjë mënyrë nuk shoh që mund të ndodh për faktin e që arsyet i thamë, që ndërlidhet me kushtet, me procesin e dialogut por para se gjithash me pesë vendet mosnjohse që janë në kuadër të Bashkimit Evropian që ende nuk e njohin Kosovën, që përkundër disa kanë edhe qasje jashtëzakonisht kundërshtuese siç është rasti i Spanjës që vazhdon të jetë kokëfortë në raport me çdo tentativë të Kosovës drejt BE-së”, u shpreh ai për EO.