Anët negative të domateve, ananasit dhe lëngut të portokallit

1. Lëngu i portokallit nuk është aq i shëndetshëm sikur që mendohet, për shkak se përmban sasi të mëdha të sheqerit, i cili absorbohet menjëherë. Kjo shkakton rritje të sekretimit të insulinës, gjë që e rritë rrezikun nga paraqitja e diabetit.

2. Nuk gjendet likopeni në të gjitha domatet. Përndryshe, likopeni është shumë efikas në luftë kundër kancerit dhe ndihmon në ngadalësimin e plakjes. Është parë se substancat kimike, të cilat përdoren gjatë kultivimit të domates, mund ta zvogëlojnë në mënyrë drastike sasinë e likopenit në domate.

3. Përkundër faktit se ananasi përmban sasi të mëdha të vitaminave dhe mineraleve, ai nuk ndihmon në shkrirjen e dhjamit, sikur që mendohet. Bile, ai zbërthen edhe proteinat, prandaj nëse doni të humbni peshë, nuk keni dobi nga konsumimi i ananasit. Ai ka edhe një indeks të lartë glikemik, duke ua rritur edhe më shumë apetitin.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).